Ish-ministri Ilir Beqja në seancën e radhës sot në gjyq për dosjen e Sterilizimit kërkoi ndihmën e ministres Diella. Beqaj ka kërkuar që ministrja virtuale Diella të dëgjojë CD-të e seancave të tij.
“Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt. Ish-ministri nga kafazi tha se “Do na duhet një Diella edhe këtu. Atëherë kërkoni edhe një kompjuter për mua në burg”.
Seanca gjyqësore e sotme u shty për të dytën herë radhazi për t’i dhënë kohë avokatëve të verifikojnë nëse i kanë të gjitha aktet e dosjes.
Ilir Beqaj akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me çështjen e njohur si “Sterilizimi”.