-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i SPAK, Altin Dumani, kundërpyet deputetin për lidhjet me ish-agjentin e FBI-së McGonigal

Kryesoret

Gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u pyet nga deputeti i Partisë Liberale, Tedi Blushi, nëse kishte pasur ndonjë takim me Charles McGonigal, ish-agjent i FBI-së i dyshuar për afera të paligjshme që përfshijnë edhe Shqipërinë.

Dumani reagoi me tone të forta, duke theksuar se pyetja nuk kishte bazë dhe se opinioni publik ishte ngarkuar “pa pikë përgjegjësie” me pretendime të pabazuara. Ai shtoi se kishte mësuar për McGonigal për herë të parë në vitin 2023, kur u publikuan të dhëna për një aferë të mundshme.

“Ishte e bukur kjo, a jam takuar me Charles McGonigal. Se si mund të bësh një pyetje të tillë, nuk e di. Që të bësh një pyetje të tillë duhet një indicie, një e dhënë. Ku është një indicie, një e dhënë?! Ore unë jam Altin Dumani, përfaqësoj Prokurorinë e Posaçme. Opinionin publik e mbushët, ka takuar McGonigal, pa asnjë përgjegjësi, pa pikë përgjegjësie! Edhe emrin dhe figurën për herë të parë në janar 2023 u publikuan të dhëna apo fakte për një aferë të mundshme të McGonigal,” deklaroi Dumani.

Kjo situatë ka ndezur debat në komision, duke rihapur diskutimet mbi rolin dhe transparencën e SPAK në trajtimin e çështjeve sensitive që lidhen me figura ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit