-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamallari: Plani për mbrojtjen e gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari raportoi sot në mbledhjen e komisionit të Ligjeve se po punon jo vetëm për mbrojtjen fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe mbrojtjen nga sulmet verbale dhe denigrimin.

“Masat për sigurinë në gjykata, trajtohen në dy dimensione. Së pari me projektin e qeverisë për godinat e gjykatave dhe prokurorive.

Duke nisur nga gjykatat që janë më imediate për të ndërhyrë. Aty ku është e mundur të kemi në një vend edhe prokurorinë edhe gjykatën.

Nga ana tjetër kemi një plan pune të miratuar nga KLGJ dhe një grup pune i ngritur nga institucione të ndryshme që merret jo vetëm sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe sulmeve verbale, denigrimit që vë në presion ata vetë dhe familjarët. Kjo është nisma e fundit ku po punojmë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit