Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka paraqitur sot në Komisionin e Ligjeve raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.
Deputetët, sidomos të opozitës kishte disa pyetje drejtuar ministrit të ri që e mori detyrën vetëm pak javë më parë. Por nuk munguan edhe batuta nga deputeti Saimir Korreshi.
Sajmir Korreshi: Na ka marrë malli meqë atë kryeministër nuk e kemi parë, na ka marrë malli, ta puthim njëherë
Ulsi Manja: Ju lutem, se edhe po erdhi, ti nuk e mbërrin dot
Sajmir Korreshi: Shoku Ulsi, ai nuk vjen ndonjëherë këtu








