-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria përmbys Jordaninë, Broja rikthehet me gol

Kryesoret

Shqipëria ka shenuar 2-1 ndaj Jordanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.

Të besuarit e Sylvinhos u përballën fillimisht me vështirësi, pasi në minutën e 27-të miqtë kaluan në avantazh me golin e Al Rashdan, pas një goditjeje këndi.

Kuqezinjtë reaguan menjëherë dhe në minutën e 44-të arritën të barazonin falë një autogoli të Abualnadit, pas një topi të futur në zonë nga Bajrami.

Në pjesën e dytë, Armando Broja ishte protagonisti kryesor. Sulmuesi i Chelseat shënoi në minutën e 65-të, duke përmbysur rezultatin dhe vulosur fitoren 2-1 për Shqipërinë.

Trajneri Sylvinho shfrytëzoi këtë miqësore për të testuar disa lojtarë të rinj, ndërsa ekipi tregoi reagim dhe karakter pas disavantazhit fillestar.

Kjo fitore shërben si sinjal pozitiv për kuqezinjtë në prag të përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme zyrtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit