-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuzon Taulant Ballën: Kam dokumente që provojnë porosi për vrasje

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke pretenduar se disponon dokumente që e lidhin këtë të fundit me porosi për vrasje.

Në një konferencë për media, Berisha u shpreh se dokumentet që vërtetojnë akuzat ndaj Ballës janë eliminuar, ndërsa e akuzoi këtë të fundit për lidhje me figura të inkriminuara në drejtësi. Ai përmendi konkretisht prokurorin Vate Staka, të cilin e cilësoi si “hajdut që ka fshehur pasurinë dhe ka kaluar vettingun me ndërhyrjen e Ballës”.

“Nuk do ta kisha quajtur kurrë Taulant Ballën kryetar të një organizate kriminale, po të mos kisha në dorë dokumentet që e provojnë këtë. Ato tregojnë se Balla ka porositur vrasje dhe më pas janë eliminuar provat. Kam dosjen me të gjitha faktet,” deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës shtoi se sipas tij, arrestimet që po ndodhin kohët e fundit janë pjesë e një lufte mes grupeve të lidhura me pushtetin dhe jo aksione të vërteta për rivendosjen e rendit dhe drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit