Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm këtë të mërkurë Arsen Muskurtin, për vrasjen e të vëllait dhe kunatës. Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2022, në Tiranë.
Vrasja erdhi pas 6 vitesh konfliktesh dhe debatesh, kur herë pas here dy vëllezërit kishin kërkuar urdhër mbrojtjeje në polici nga njëri-tjetri.
Katër ditë para se të ndodhte ngjarja, viktima Dritan Muskurti po ashtu kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.








