-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon të tërhiqet projektligji për Barazinë Gjinore: Cenon familjen, duhet më shumë debat

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Partia Demokratike kërkoi heqjen nga programi i punës së Kuvendit të projektligjit për Barazinë Gjinore.

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, argumentoi se ligji prek drejtpërdrejt vlerat tradicionale të familjes shqiptare dhe se miratimi i tij në formën aktuale do të ishte i nxituar dhe i njëanshëm.

Boçi shtoi se është e nevojshme të ketë më shumë kohë për debat dhe konsultime publike, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet fetare, të cilat sipas tij shprehin kundërshtim ndaj përmbajtjes aktuale të ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit