U munduan me gjitha fuqite, dhene maksimumin dhe investuan tere kapacitetet, si BDI ashtu dhe VLEN. Por ne fund, nuk arriten te “nxejne” atmosferen. Arsyeja? Dominanca e mediokritetit qe ka roberuar “shkollen politike te Ali Ahmetit” si ne BDI dhe VLEN.
Kandidatet ne Shkup, lere se nuk arrinin te mposhtin kete murtaje mendore ne vete, por me vet paraqitjen e vet vetem se riforconin pershtypjen e qytetareve per dy byrokrat qe mendojne se me shum para blehen shum vota. Kete bindje e ndanin edhe Grubi, edhe Arifi, edhe Musa, por ja qe secili perjetoj fatin e filozofise se “me para mund te blesh shum, por jo gjithcka”.
Prandaj, figurat e Izetit dhe Mexhitit mund te dekorohen me tituj, por kjo nuk ndihmon qe te shmangin imazhin e perhimte, pa “nur”, pa frymezim, pa energji dhe me aroganca e prepotenca qe me shum zor I kamulfojne. Per Izetin, kjo kampanje eshte andej majes se piramides se karieres, pra ca hapa ne teporzen pas triumfit te vitit te kaluar. Prepotenca e tij u manifestua ne epshin qe te vardiset tek “lumpenproletarijati” duke imituar me gjestikulacione dhe dinakeri Ali Ahmetin.
Ndersa Bujar Osmani, vulosi imazhin per vete si nje imitim edhe me plastik, ma banal, ma kitsch dhe te harxhuar deri ne neveri te pozerizmit Radmila Sekerinska – tok me mbajtjen e duarve ne lutje, me perulje koke, me buzeqeshje falco dhe reciklim frazash te tipit “ama na besoni; ama ne vertet; ama ne me plot seriozitet; ama kesaj radhe ne sinqerisht”. Dhe me secilen frazeologji te perseritur, vetem se shpaloste josinqeritetin, mungesen e vizionit dhe deficitin e cilesive lidereske – mu sikur Radmila ndaj Crvenkovskit dhe pastaj Zaev.
Kulmi I imazhit “perhirje amorfe” per Izetin dhe Bujarin ishte vrapi I tyre per tu renditur para Lupevskes ne gara se kush do hedh me bindshem kacijat me bagla dhe jashteqitje ndaj njeri tjetrit. Edhe pse te dyte e dijne se kjo nuk do ndryshon as per 0.0001% bindjen e Shqiptareve dhe vetem do kenaq epshet e maqedonasve. E vetmja gje me neveritese se kjo sjellje pakurrizore e “bijve te Aliut” ishte leximi i marrezive, idiotizmeve te fansave neper rrjete sociale dhe kampanja e mengjesit e pyetjes neper carshi “a e pe, a isha I mire, a ishte I keq”. Per dy pseudo-lidera qe rrotullojne fjalet “dinjitet, krenari” si camcakez neper goje, pozimi mjere para kamerave telma ishte definiconin I jodinjitetit dhe jokrenarise personale qe mundohen ta trafikojne si “gara politike” mes dy amatorave politik qe vetem dhe vetem fal gustos te Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit qe te perzgjedhin “quna te ndegjueshem” arriten te kapin majat e politikes ne Maqedonine e veriut.
Fataliteti I kesaj mendje politike Musa-Ali (e manifestuar permes Izet-Bujar) deshmohet mu permes paaftesise per reflektim, grykesise se pafundte dhe dinakerise provinciale primitive qe eshte bere e neveritshme jo vetem per diplomatet ne Shkup, por edhe per politikanet ne Tirane dhe Prishtine. Te ishte ndryshe, ky veterani I politikes Izeti dhe veterani I diplomacise Bujar do kuptonin kahjen e strategjive te akorduara dhe pranuara ng ate gjith, perveq se nga ata dy.
Nga gjitha vizitat ne rajon, Von Der Layen rezervoj qendrimin me brutal dhe me to ftohte mu per Maqedonasit, duke porositur tekstualisht ne X: “topi eshte ne kembet tuaja”. Pra, porosi qe perkthehet keshtu: ju e keni vjedh topin e futbollit, e mshefni mes veten ne Bihacka dhe Bela Palata, mundoheni te redimenzioni fushen e sportit, te ndryshoni rregullat e lojes- dhe tani kerkoni qe te futemi ne loje me ju? Hec bre baju! Mbaje topin dhe luani vet me te!
Deklarata e Von Der Layen nuk eshte rastesi, aq me pak personale. Eshte ne efekt pajtim dhe pranim shumpalesh i strategjise Greke te manifestuar ndaj Shkupit gjate konfliktit per emrin. Thjeshtesuar, kjo strategji nenkupton injorim total I Shkupit, refuzim I dialogut deri ne momentin kur Shkupi pranon rregullat standard te lojes dhe demonstron seriozitet pa driblinxhe dinake dhe provinciale. Po kete strategji, ne vitin e fundit e pranoj dhe e implementon Bulgaria, e cila serish refuzon fjalosje, biseda, polemika etj. dhe thjesht porosit “na kerkoni kur te beheni serioz”. Tani, me kete cicerim ne X, edhe Brukseli porosit se ka pranuar te njejten casje ndaj Maqedonasve dhe refuzon te futet ne pallavra-vajtime me Mickosksa, Silanovska, Mucunska deri sa te leshojne bishtin mes kembve.
Pra, strategjia e izolimit edukativ dhe zbutjes pasive eshte e pranuar dhe implementuar nga gjith – perveq se nga Shqiptaret (BDI, VLEN) dhe Tirana e Edit (I cili tani mbulon mendjelehtesine e Platformes se Tiranes me tonelata ngjyra patriotike). Konkretisht, me pjesemarrjen neper debate maqedonase, vet Shqiptaret sabotojne dhe perbuzin strategjine e disciplinimit te shovenizmit primitive maqedonas. Sa per rikujtim, ne shkrimet ne javen e pare pas zgjedhjeve 2024, udhezoja partite Shqiptare te terhiqen nga insitucionet dhe tua lejne maqedonine e dashur maqedonasve – si metode per te manifestuar peshen e vet dhe koston e arogances shovene.
Kisinxherat e BDI dhe VLEN gjenin 1001 arsye per te kontestuar kete ide si “jokonstruktive dhe joreale”, pasi qe kercenon epshin dhe grykesine e Aliut, Muses, Izetit, Bujarit, Kasamit dhe Temu-Erdoganistave per ca trosha meshire nga pogaqa maqedonase. Les Miserables, bre. C’te presim te diellen? Ate qe secilli ka mbejll gjate veres. Cairi do mbetet ne duart e Izetit, kryesisht fal kampanjes lsdm-iste te Bujar Osmanit dhe posaqerisht fal strategjise se Blerim Bexhetit dhe Ali Ahmetit qe te edukon-ndeshkon Caircanasit me kontenjere plot berrlog. Kjo dinakeri qe dikur si risi mund te sjellte rezultat, tani ne kete konstelacion te rid he fal experiences se hidhur nga e kaluara, ka kunder-efektin, ate te shtuarjes se vullnetit (inatit) te Caircanasit qe te ndeshkojne mu ata qe nga distanca e Sarajit dhe Zajazit perbuzen me mireqenien e tyre fal lidhjeve te pista me sojin e Danelles.
Shkurt, kampanja Bexheti-Ahmeti-Osmani-Arsovska jo qe nuk sjell efektin e deshiuruar, por arriti te stimulon dhe perforcon sensing lokalist te Caircanasve dhe logjiken “i mire – i keq, Izeti eshte nga Shkupi, ndersa ky tjetri flen ne Cair por vepron ne telekomande nga Saraji dhe Zajazi”. Kjo eshte kostoja e mendjes se ngujuar Ahmetoviste ne BDI qe jo vetem sjellet rrotull si disk ne gramofon te prishur, por edhe nuk ka kapacitet per te detektuar dhe pranuar ndryshimet socio-ekonomike, arsimore, shoqerore qe ndodhin perreth.
Tetova poashtu do mbetet ne duart e Kasamit. I cili ne bashkepunim me rivalin, arriten te destimulojne ne skajshmeri interesin e tetovareve per pjesemarrje dhe vendosje mes “two shades of gray”. Paradoksalisht, sikur selia BDI te perzgjedhte cilin do kamerier nga Palma apo farmaciste nga Barrnatorja Ne Qosh, do triumfonte me “landslide” ndaj Kasamit. Pse dhe si Ali Ahmeti u detyrua te favorizon nje figure amorfe si suplikani I Teuta Arifit dhe grupacionit te sankcionuar nga ShBA, mbetet enigme qe ndoshta as Ameti nuk e spjegon dot, pa suflerizem direkt nga Bihacka dhe Oligarset qe ai I urren vetem kur nuk bejne “deal” me te. Sdq, perzgjedhja e Kasamit do jet vetem zanafilla e – shpresoj – nje reflektimi me te thelle dhe me dramatik se cilat qarqe ne Tetove dhe Pollog jan aq te koordinuara ne satanizim te figurave me pedigre kombetare dhe te unifikuara ne promovime Tariaklleke te figurave me fryme anti-kombetare. Prandaj, fal mungeses se ofertees te bazuar mbi dallime autentike, interesi me i madh eshte nese kandidati pro-kombetar do arrin te mposht figurinen anti-kombetare ne Zhelin.
Sa per Gostivar … vetem fusnote qe nderlidhet me pasusin e paraprak. Erozioni i ofertes kombetare ne Pollog eshte me dimensione alarmante dhe brengosese, dhe per dallim nga ciklet tjera, tani ne te njejtin nivel si ne Cair.
Gje qe me ben te parashtroj pyetje publike deri te Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci, Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani (nga Alternativistat Temu-Erdogan dhe Taravari Bihacki nuk kam as pyetje as pranoj pergjegje): kush prej juve kontribuoj me shum ne “katundarizimin” e kauzes, imazhit dhe organizimit Shqiptar dhe “modernizimin” e kauzes, imazhit dhe organizimit Islamik?
Pa debate dhe pergjegje mbi kete pyetje – nuk levizim dot nga bodrumi ne te cilin mendja politike “Shqiptare” na vendosi tamam duke ju permbajtur strategjise te “mikut dhe keshilltarrit Frckovski” ndaj Shqiptareve: trajtoni si kepurdha, ne bodrum te lagesht, ne erresire dhe ushqyer me m*t.
P.S.
Momenti me pozitiv i kesaj kampanje?
Debakli total defaktorizues i mediave ne gjuhen Shqipe.
Debakl qe sinjalizon se mendja politike e qytetarit Shqiptar ka filluar te ik nga prangat e BDI-PDSh-VLEN, te tejkalon mediokritetin partijak dhe te reflekton me seriozitet kurreshtjeje, jo me idiotizme programesh te paguara reklamuese dhe masturbime grupore debative.









