Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen mitingut në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, i cili mbahet në Tiranë të premten. Të dy përfaqësuesit e lartë të LDK-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen tek komisioni organizator.