-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Shqipëria 100 vite larg BE-së për infrastrukturën, Balluku ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar për një rritje prej dhjetëfishit të vlerës së tenderave të ndërtimit të rrugëve në vend.

Në një deklaratë për mediat, Noka theksoi se Shqipëria është “100 vite larg” nga arritja e standardeve evropiane në fushën e infrastrukturës, dhe kjo për shkak të qeverisjes së dobët dhe korrupsionit të supozuar në tenderat e prokurimit publik.

“I duhet Shqipërisë 64 vite për të arritur standardet evropiane në qeverisje, 35 vite për ekonominë dhe 71 vite për aspektet sociale,” deklaroi Noka. “Kjo tregon që qeverisja aktuale nuk është në nivel dhe është e kapur nga interesa të errëta. Për rrugët, për shembull, një kilometër rrugë ndërtohej me 2 milionë euro në kohën e qeverisë së PD-së, ndërsa tani çmimet kanë arritur në 20-30 milionë euro, shumë më tepër se standardi evropian prej 4-5 milionë euro për kilometër.”

Ai i bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien pre e “gënjeshtrave” të qeverisë lidhur me investimet infrastrukturore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit