Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga jashtë Kuvendit komentoi situatën politike lidhur me çështjen e Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk mund të mbrohet me fjalë boshe apo tubime.
Blushi u shpreh se Kuvendi ka shmangur retorikën dhe se nuk mund të zgjidhen çështje të tilla me procedura të papërshtatshme.
Ai kritikoi veprimet e kryetarit të Kuvendit dhe i bëri thirrje opozitës që të mos ndjekë thirrje që i cilësoi si antishqiptare, duke iu referuar kryeministrit Rama.
“Shteti shqiptar mund ta mbrojë Kosovën jo me retorikë apo mitingje, por në forumet ndërkombëtare si OKB, NATO dhe organizata të tjera,” tha Blushi, duke theksuar nevojën për një mbrojtje serioze dhe të strukturuar të interesave të Kosovës.








