Sot është vetëdorëzuar në polici Kamber Sulçaj, i dyshuari për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje që ndodhi më 27 shtator në fshatin Salari të Tepelenës.
Sipas hetimeve, konflikti ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje për dritat e gjata të makinës mes autorit dhe djalit të ortakut të biznesmenit. Pas zënkës, Sulçaj qëlloi nga një distancë e largët, duke plagosur rëndë dhe më pas vrarë Sarchin, i cili ishte duke mbyllur derën e makinës.
Pas ngjarjes, autori braktisi makinën dhe dyshohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.