-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ali Ahmeti në Tiranë: Po ngremë zërin për drejtësi dhe për luftën tonë të drejtë

Kryesoret

Në protestën mbarëkombëtare në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, iu drejtua mijëra qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ahmeti falënderoi Shqipërinë për mikpritjen dhe solidaritetin, duke e quajtur “nënë” për gjithë shqiptarët e rajonit. Ai theksoi se qëllimi i protestës është kërkimi i drejtësisë dhe njohja e luftës së drejtë për liri dhe pavarësi.

“Sot jemi bashkë në Tiranë, Prishtina e Shkupi, dhe kështu qofshim përherë. Po ngremë zërin për drejtësi, respekt dhe njohjen e luftës sonë të drejtë, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën”, u shpreh Ahmeti.

Ai hodhi akuza ndaj pretendimeve për trafikim organesh, duke i cilësuar si trillime të fabrikuara nga propaganda serbe dhe theksoi se aktakuza aktuale në Hagë është një vazhdimësi e përpjekjeve për të njollosur UÇK-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit