-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KSHZ regjistron PD dhe PL per zgjedhje e pjesshme vendore, miraton fletët e votimit për 5 bashki

Kryesoret

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shqyrtoi sot kërkesën e dy partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të mbahen më 9 nëntor 2025.

KSHZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Po ashtu, u miratua edhe sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Nga përpunimi i të dhënave të listës së zgjedhësve, marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025, rezulton se numri i zgjedhësve për pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhje është 334,559.

Referuar Kodit Zgjedhor, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve në këto bashki, sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen është 335,199 fletë votimi.

Gjithashtu, Komisioneri caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, që do të mbahen më 9 nëntor 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit