Sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur për të mbështetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Protesta me moton “Liria ka emër” është organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së.
Protestuesit kanë nderuar bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke brohoritur mesazhe solidariteti dhe duke shprehur krenarinë për luftëtarët e lirisë.









