Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së. Në një postim në rrjetet sociale, ai vlerësoi tubimin si një bashkim të shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria, duke theksuar se ishte një përgjigje për ata që duan ndarje mes tyre.
“Liria ka emër, UÇK. Një përgjigje për të gjithë ata që nuk na duan bashkë dhe i fryjnë zjarrit të ndasisë.
Ne do jemi gjithmonë bashkë! Shqipni etnike, asgjë tjetër,” shkruan Ndrenika.