Drejtoria Hetimore Antimafia në Itali ka sekuestruar një vilë në Torre a Mare dhe mbi 100,000 euro para cash nga Massimiliano Fiore, i arrestuar në një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.
Fiore, i lidhur me klanin Palermiti dhe rrjete shqiptare të trafikut të kokainës dhe heroinës, është akuzuar për trafik droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Operacioni “Ura” ka goditur 52 persona në Itali, Belgjikë dhe Shqipëri dhe është pjesë e një hetimi të përbashkët mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për luftimin e krimit të organizuar në këtë fushë.
/5pyetjet.al