Pak para nisjes së protestës për UÇK-në, sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë ka filluar të mbushet me qytetarë që mbajnë flamuj të UÇK-së.
Protestuesit kanë bërë edhe foto para bustit të heroit kombëtar, ndërsa tubimi pritet të nisë rreth orës 17:00 me një pjesëmarrje të madhe.
Qytetarët kërkojnë lirimin e luftëtarëve të lirisë, duke përmendur emrat e ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
Ata e konsiderojnë Gjykatën Speciale në Hagë si një institucion të krijuar për të dënuar UÇK-në dhe paralajmërojnë se nëse nuk lirohen luftëtarët, do të konsiderojnë Evropën si armike të shqiptarëve.