Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një burrë 35-vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armën që po përdorte gjatë stërvitjes.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në zonën e rrugës “Dervish Hima”.
Viktima, i identifikuar si Bledar Hasani, është gjetur i plagosur brenda poligonit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.