Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me çështjen e Aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar si një “megaaferë korruptive” që përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Në postimin e tij, Bardhi akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjësit kryesorë të kësaj afere, duke theksuar se qeveria po përpiqet të heshtë opozitën për të shmangur përgjegjësinë.
Ai paralajmëron se opozita nuk do të lejojë mbylljen e gojës në Kuvend dhe do të vazhdojë të reagojë dhe protestojë për mbrojtjen e interesit publik dhe funksionimit demokratik të institucioneve