Interi arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Romës, duke dalë me tre pikë nga “Olimpico” pas një ndeshjeje të tensionuar.
Goli i Bonnyt në minutën e gjashtë i dha avantazhin e hershëm zikaltërve, të cilët mbajtën presionin edhe kur Roma tentoi rikthimin në pjesën e dytë.









