-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthehet ora dimërore, më 26 tetor akrepat një orë pas

Kryesoret

Ashtu si çdo vit, edhe këtë tetor do të bëhet kalimi nga ora verore në atë dimërore. Ndryshimi do të ndodhë në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor 2025. Në orën 04:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00 — gjë që do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë.

Ky sistem i ndryshimit të orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të përbashkët për kursimin e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, debati për heqjen përfundimtare të këtij sistemi vijon prej vitesh dhe ende nuk është arritur një marrëveshje për ta eliminuar.

Pavarësisht diskutimeve, kalimi në orën dimërore mbetet në fuqi edhe këtë vit dhe do të zgjasë deri në fund të marsit 2026, kur pritet të bëhet sërish rikthimi në orën verore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit