Kryetarja e Partisë Demokratike të Italisë, Elly Schlein, deklaroi nga Kongresi i Partive Socialiste në Amsterdam se liria dhe demokracia në Itali janë në rrezik që prej ardhjes në pushtet të ekstremit të djathtë.
Ajo akuzoi kryeministren Giorgia Meloni për retorikë të rrezikshme, duke përmendur një deklaratë të saj ku, sipas Schlein, opozita u krahasua me Hamasin.
Meloni reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke e quajtur deklaratën “të turpshme” dhe akuzoi Schlein për përhapje gënjeshtrash jashtë vendit, duke dëmtuar imazhin e Italisë.








