Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj promovimit të Florenc Dokës si kandidat i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë Cërrik në zgjedhjet e 9 nëntorit. Zëdhënësja për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, akuzoi Dokën dhe strukturat drejtuese të bashkisë për përfitime të paligjshme dhe konflikt interesi.
Sipas PD-së, kompania familjare e Dokës ka përfituar fonde publike nga Bashkia Cërrik ndërsa Doka mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të bashkisë. Një rast i veçantë është dhënia e një fondi pyjor në Mollas për 5 hektarë, me një kontratë simbolike prej 600 euro në vit.
PD thekson se qytetarët duhet të reflektojnë para votimit dhe të mos lejojnë që drejtimi i qytetit të kalojë tek individë që përfitojnë privatisht nga pozicionet publike. “Koha për përgjigje është më 9 nëntor,” përfundon deklarata e partisë.