-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pekini hap derën për dialog: Kina dhe SHBA drejt rifillimit të negociatave tregtare

Kryesoret

Pekini është shprehur i gatshëm të hapë sërish tryezën e negociatave tregtare me Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të shmanget një përshkallëzim i mëtejshëm i tarifave mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Lajmi u bë i ditur nga agjencia kineze Xinhua, pas një video-konference mes zëvendëskryeministrit He Lifeng dhe Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent.

Sipas burimeve zyrtare, takimi u zhvillua në një atmosferë “të hapur dhe konstruktive”, ndërsa të dyja palët theksuan nevojën për dialog dhe bashkëpunim në fushën ekonomike.

Në ditët e fundit, tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë shtuar, pasi Kina ka vendosur kontrolle të reja mbi eksportet e metaleve të rralla dhe teknologjive të tyre — një masë që shihet si kundërpërgjigje ndaj politikave kufizuese amerikane.

Scott Bessent pritet të takohet personalisht me He Lifeng javën e ardhshme, për të përgatitur terrenin për raundin e ri të negociatave. Ndërkohë, Presidenti amerikan ka deklaruar se është i hapur për një takim me Presidentin Xi Jinping, me synimin për të ulur tensionet dhe për të shmangur një përplasje të re tregtare mes dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit