Maqedonia e Veriut po voton. Sot po mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe qytetin e Shkupit. Lista e Votuesve përfshin 1,832,415 persona të cilët pritet të votojnë në 3,474 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10,490 kandidatë.
Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur. Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar – 16. Shqiptret kandidojne ne dy blloqe; BDI dhe VLEN. Zgjedhjet do të monitorohen nga 1,451 vëzhgues – 807 vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë.
Votimi fillon në orën 7 të mëngjesit dhe përfundon në orën 7 të mbrëmjes. Mund të zgjatet nëse ka votues që mbeten në qendrën e votimit në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë sa ndërprerja, por jo më shumë se tre orë. Në orën 19:00, qendrat e votimit mbyllen.