Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në podcastit ‘Flasim’ rikonstruktimin e të gjitha godinave të sistemit të drejtësisë deri në vitin 2030.
“Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi.
Ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin, në transportimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur. Kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë.
Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave se nuk mund vazhdojmë me arme me hapësira dhe mjedise gjykatash e prokurorish që janë shumë larg të qenurit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë me ngushtësira që pastaj përkthehen me një performancë që le shumë për të dëshiruar”, tha Rama.