Kryetari i Lëvizjes VLEN, Bilall Kasami ne Maqedoni deklaroi se koalicioni i tyre ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale, duke fituar në 11 komuna në nivel vendi, kundrejt tri komunave të fituara nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).
Në një deklaratë publike, Kasami theksoi se Tetova është fituar me një diferencë prej mbi katër mijë votash, ndërsa në Zonën 6 zgjedhore, sipas tij, VLEN ka fituar të gjitha komunat përveç Gostivarit.
“Sot është nata më e bukur sepse e fituam gjithë Pollogun, e fituam gjithë Maqedoninë. BDI kërkoi referendum dhe e fitoi,” tha Kasami, duke iu referuar përballjes politike me ish-partnerët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.
Ai shtoi se përveç garës për kryetarë komunash, VLEN ka dalë fitues edhe në shumicën e këshillave komunalë. “Në nivel nacional jemi 11 me 3 komuna. Me këshillat komunal kemi fituar në të gjitha komunat,” tha Kasami. “A ka Ali, a ka BDI këtu?”, kështu pyeti Bilall Kasami.









