-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Unë mendova se avokati e kishte rrahur prokurorin, ky është skandal

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi prokurorinë për arrestimin e avokatit Uliam Bajrami në Elbasan. Sipas tij, kjo po bëhet për të ushtruar terror tek pjesa tjetër. E cilësoi skandal.

Irena Gjoka mbrohet nga Altin Troplini. Ky (Dumani) ka katër apartamente, tre të vetat dhe një që thotë se kam i strehuar tek vjehrri me qira. Apartamentet e vjehrrit shiten nga dy herë. Ky, (Dumani) hap cështje pa emër për Irena Gjokën vetëm që ajo të kalojë parashkrimin. Ai nuk është ky një bashkëpunëtor në krim?

Ky (Dumani) i hoqi Toas (Taulant Ballës) fashikujt e përgjimeve. Kjo mafie po e shkatërron këtë sistem. Tani jemi si në kohën e diktaturës, arrestohet avokati në Elbasan, pse? Sepse guxoi t’i thotë prokurorit, do të bëj padi penale. Cfarë fyerje dhe kërcënimi është ky?

Ky bandit, me Prodën që është anëtar i bandës thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Ky është terror ndaj dhjetëra dhe qindra avokatëve që të mbyllin sallën e gjyqit. Unë mendova se avokati ka humbur nervat dhe e ka agresuar prokurorin, por kur pashë audion, ishte turp” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit