-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çejku në “5Pyetjet”: Zgjedhjet në Maqedoni, një betejë mes Ramës dhe Kurtit për ndikim në rajon

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5Pyetjet” të Ilir Babaramos, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi situatën politike në Maqedoni dhe ndikimin e politikës shqiptare në rajon.

Ai foli për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës, për zgjedhjet e fundit në Maqedoni dhe për tensionet mes liderëve shqiptarë në këtë kontekst.

“Nuk pashe shumë që ka ardhur nga Maqedonia. Nuk dua të abuzoj, por mendoj që ishte një protestë për UÇK-në. Është një betejë që po zhvillohet mes Kurtit e Ramës edhe në Maqedoni. Kurti të ketë një aleancë të vetën dhe të ketë ndikim në Maqedoninë, dhe ai po përpiqet të largojë edhe Ramën, të ndihmojë shtabet elektorale. Di që ka shkuar nga Kosova. Zoti Ahmeti ishte në Tiranë dhe ka bërë takime, dhe e ka shpallur hapur mbështetjen e Ahmetit, dhe është pritur se si do të ishin zgjedhjet e tij. Pas këtyre zgjedhjeve duhet të kthehemi në mënyrë të paur me Maqedoninë. Ajo çfarë ndodh mes Tiranës dhe Prishtinës, të ketë një ngrirje. Ndihet që ka një ftohje marrëdhënie mes nesh. Tek PD-ja nuk ka mjaftuar që ka mbështetje nga Tirana dhe vota, duhet të shikojë njerëzit që ka dhe duhet të kërkojë falje. Pati një lexim sipërfaqësor, duke lënë anash fuqinë e Ali Ahmetit në qeverinë qendrore, për të ikur nga aty dhe të marrë një komunë të vogël”, tha Çejku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit