-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton nesër raportin gjashtëmujor për UNMIK-un

Kryesoret

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër në Nju Jork për të shqyrtuar raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), që mbulon periudhën 16 mars – 15 shtator 2025.

Raporti do të prezantohet nga përfaqësuesi i përkohshëm i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, i cili pritet të nënvizojë shqetësimet për mungesën e përparimit në dialogun Kosovë–Serbi dhe ndikimin e zhvillimeve të fundit në terren.

Ndër çështjet e përmendura është mbyllja e disa institucioneve që funksiononin në veri të Kosovës, veprime që janë kritikuar nga Beogradi dhe komentuar nga aktorë ndërkombëtarë. UNMIK ka theksuar rëndësinë e adresimit të çështjeve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit