Ish-kryeministri Fatos Nano po lufton prej disa ditësh në spital pas një arresti kardiorespirator.
Ai ndodhet në reanimacion dhe me dëmtime në tru, ndërsa mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij është shumë e rëndë dhe prognoza mbetet e pasigurt.
“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.
Nano, themelues i Partisë Socialiste dhe figurë kyçe e politikës shqiptare, u tërhoq nga jeta publike në vitin 2005, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të spikatur në krye të vendit.