-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryebashkiakes së Lushnjës, Eriselda Sefa

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet për kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa.

Kjo pas një ankimi të qytetarit A.H., i cili ka denoncuar kryebashkiaken për dyshimet e falsifikimit të dokumenteve dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Në vendimin e marrë më 30 shtator 2025, GJKKO ndryshoi vendimin e shkallës së parë që kishte refuzuar nisjen e hetimeve, duke urdhëruar SPAK-un që të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetimet për këtë çështje. Vendimi u mor nga gjyqtarja Miliana Muça dhe është njoftuar zyrtarisht palëve të përfshira.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur institucionet po forcojnë luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në nivel lokal, duke synuar transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit