Në kuadër të “Tetorit Rozë”, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për gratë dhe vajzat që të kryejnë mamografinë falas, si pjesë e fushatës për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
“Mirëmëngjes dhe në këtë Tetor Rozë, me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama në rrjetet sociale.