Kryeministri Edi Rama nga Londra u shpreh se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin shpejt drejt integrimit europian.
“Jemi në një periudhë kohe kur Europa po sillet shumë mirë me ne. Në këtë pikë në kohë, ne po ecim më mirë se Europa! Kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake të besoje në anëtarësim.
90% e shqiptarëve besojnë te anëtarësimi. Për ne është besim i patundur, bindje shumë e fortë. Qysh prej agresionit kundër Ukrainës, falë Vladimir Putinit, Europa u zgjua me zhurmë dhe jo vetëm po thotë sa mirë është të marrë Ballkanin Perëndimor, por edhe po përshpejton punën për ta bërë një gjë të tillë.
Ne aty ishim edhe më parë, por u refuzuam, pikërisht sepse fjalët dhe veprat ishin larg njëra-tjetrës. Tashmë Europa është pro kësaj dhe shpresojmë të arrijmë këtë objektiv, të realizojmë një ëndërr dhe më pas do të nisë një jetë e re”.