-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ‘shigjeton’ ish-ministren britanike: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët, zhdukesh!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga Londra shigjetoi ish-sekretaren e Brendshme britanike, Suella Braverman lidhur me emigrantët shqiptarë pas debatit disa vite më parë.

“Më kujtohen midis gjërave më të çmendura, qesharake dhe krejt të pazgjuara ajo që u quajt referendumi i largimit.

Ka pasur atëherë një poster me një zog të çuditshëm, të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte, largoni nga Europa dhe ata nuk do të vijnë më.

U larguan nga Europa dhe Shqipëria është bërë një temë më e madhe. Problemi nuk janë shqiptar, apo emigrantë, problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të vendimit të largimit nga Europa.

Kur dikush që quhej Suela, një tjetër kur ajo piketoi shqiptarët, dhe meqë ra fjala ku është ajo? Thjesht mbaje mend që mos u merr me shqiptarët. Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh…”, tha Rama.

Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit