-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Suella Braveraman është kthyer në politikanen më të urryer në Britani

Kryesoret

Prej disa ditësh, Suella Braveman është figura politike më përçarëse, nëse jo më e urryer, në Britani, shkruan Politico.

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar tha se “të pastrehët që jetojnë në rrugë kanë ‘zgjedhur’ këtë mënyrë jetese”. Deklaratat e saj shkaktuan furtunë reagimesh, në një moment kur një numër rekord britanikësh po vuajnë rritjen e kostos së jetesës.

Për herë të dytë në muajt e fundit, disa nga kolegët e saj deputetë konservatorë kanë protestuar në Partinë Konservatore për retorikën e saj. Në shtator, pretendimi i saj se emigrantët po paraqiteshin si homoseksualë për të fituar azil, tërhoqi reagime dhe dënime nga këngëtari Elton John, ndër të tjera.

Përveç kësaj, ajo i ka etiketuar më parë ardhjet e emigrantëve si një “pushtim“, duke bërë që kryepeshkopi i Canterbury të flasë për “retorikë të rrezikshme”.

Këtë herë, në një postim të një jave më parë në platformën X, Braverman tha se dëshiron të ndalojë njerëzit e pastrehë që të vendosin tendat e tyre në hapësira publike, duke thënë se një pjesë tyre e kanë zgjedhur vetë këtë mënyrë jetese

“Ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga rreshtat e tendave të banuara nga njerëz, shumë prej tyre nga jashtë, të cilët jetojnë në rrugë duke zgjedhur këtë mënyrë jetese,” shkroi ajo.

Postimi ka zemëruar organizatat e ndihmës, opozitën dhe madje edhe disa deputetë konservatorë pasi Britania, ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, përballet me një krizë akute strehimi dhe kostoje jetese, të përkeqësuar nga inflacioni. Edhe kryeministri, Rishi Sunak, u distancua nga linja e ashpër e ministres të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit