-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku në konferencën për 30-vjetorin në KiE: Pa Gjykatë Kushtetuese, rrezikohet vetë demokracia

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit për Media dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit të Komisionit të Venecias.

Duke folur në panelin për drejtësinë kushtetuese, Tabaku theksoi rolin jetik të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e rendit demokratik dhe ndaloi veçanërisht te pasojat e mungesës trevjeçare të këtij institucioni në Shqipëri.

“Kur një vend pranon të jetojë pa Gjykatë Kushtetuese, ai rrezikon të jetojë pa demokraci. Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull — mund të ecë përkohësisht, por në drejtimin e gabuar”, deklaroi Tabaku.

Ajo falënderoi Komisionin e Venecias për kontributin në ruajtjen e balancave institucionale dhe theksoi se mbrojtja e pavarësisë së institucioneve është thelbësore për të ardhmen evropiane të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit