-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 25-vjeçari në Mat, kapet me armë në makinë

Kryesoret

Policia e Matit arrestoi në flagrancë një 25-vjeçar, identiteti i të cilit është Denis Kuka, pasi gjatë një kontrolli në “Ura e Matit” iu gjet në automjet një armë zjarri gjysmë automatike. Ai po udhëtonte me një automjet tip “Audi”, i cili u sekuestrua bashkë me armën.

Operacioni, i koduar “Bridge”, u organizua nga Komisariati i Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Informacionet operative çuan në ndalimin e shtetasit dhe sekuestrimin e armës dhe automjetit si prova materiale.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit