Ekzekutohet shqiptarja në Kanada. Savannah Kulla 29 vjeçe, nënë e katër fëmijëve u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper 38 vjeç në një parking.
Pas krimit, autori ka marrë njërin nga fëmijët dhe ka tentuar të largohet me makinën e tij, por është qëlluar nga policia gjatë përpjekjes për ta arrestuar.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe hetimet për zbardhjen e motiveve janë në vijim.








