-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Caktohen 42 gjyqtarë të rinj nga KLGJ

Kryesoret

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) caktoi në detyrë 42 magjistratët e rinj që përfunduan Shkollën e Magjistraturës 2024–2025. Emërimi i tyre si gjyqtarë u bë më 31 korrik 2025, ndërsa caktimi konkret në gjykata u finalizua sot, pas gati 3 muajsh.

Shpërndarja e gjyqtarëve u bë në 11 gjykata të vendit, si më poshtë:

  • Berat – 3

  • Elbasan – 7

  • Fier – 7

  • Gjirokastër – 2

  • Korçë – 2

  • Kukës – 2

  • Lezhë – 4

  • Sarandë – 1

  • Shkodër – 5

  • Vlorë – 2

  • Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë – 7

Situata në sistemin gjyqësor:

  • Sipas organikës, gjykatat duhet të kishin 417 gjyqtarë.

  • Aktualisht janë 350 të emëruar dhe 307 efektivisht në detyrë.

  • Ende mbeten 67 vende vakante.

  • Gjykata e Apelit është më e prekur, me vetëm një pjesë të vogël të trupës së plotë prej 78 gjyqtarësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit