Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta.
Viktimat janë Aranit Kurti, 23 vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se FP është qëlluar për vdekje nga DP, 21 vjeç, ndërsa AK dyshohet se është vrarë nga vetë FP gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të anashkaluar, PD, që ndodhet ende në kërkim.
Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit, cili po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë dhe sigurimin e provave të nevojshme.