Flet gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci për atentatin që iu bë dhe mesazhin që i lanë. “Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kile lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert; ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi; për fat, nuk i ndodhi asgjë.
Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë. Kjo është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose domethënia.
Është vendosur në një pikë ku unë kaloj shpesh. Mesazhi që ndoshta ata duan të japin është se mund të qëllojnë ty në çdo moment. Qëllimi është të na trembin ne, por kjo është një mision i pamundur” tha ai tek Euronews.
Ai ka folur nëse dyshon ose jo te mafia shqiptare mbi autorësinë e atentatit.
“Nuk besoj se mafia shqiptare të ketë lidhje me atentatin. Anti-mafia në Itali bëmë një investigim për mafian shqiptare, por nuk i di detajet.
Në këto momente nuk kam asnjë element për ta thënë pas kaq shumë kohësh, sepse do rihapte atë temë.
Nuk besoj se mafia shqiptare është kaq idiote dhe nuk ka ide të qartë. Mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera. Në këto momente s’kam asnjë element. Nuk kam asnjë arsye ta lidh me këtë shqiptar,” – tha Ranucci.








