Pasditen e sotme në Manëz të Durrësit është gjetur makina e 21 vjeçarit të shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy djem të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Pas kontrollit, në makinë është konstatuar një gjurmë plumbi. Policia ka ndaluar katër persona për ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të 22 tetorit 2025 pas një konflikti mes disa të rinjve që ka agravuar në përdorimin e armëve. Viktimat u identifikuan si, Aranit Kurti, 23-vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç.
Kamerat e sigurisë zbuluan se Paluçi i cili ishte plagosur me armë zjarri kishte qëlluar dy herë në drejtim të 21-vjeçarit D.P, por plumbat nuk e kapën këtë të fundit dhe ai arriti të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga persona të tjerë.