Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë sot Suedinë për të diskutuar me kryeministrin Ulf Kristersson një marrëveshje në fushën e eksportit të armëve.
Takimi do të zhvillohet në Linköping, ku ndodhet fabrika e avionëve luftarakë Saab Gripen.
Pas bisedimeve, të dy udhëheqësit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të njoftuar rezultatet e marrëveshjes.