-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje në Manëz, kamerieri rrëfen momentet e tensionuara para ngjarjes tragjike

Kryesoret

Shtatë persona janë shoqëruar pas ngjarjes tragjike në Maznë të Durrësit, ku dy të rinj humbën jetën pas një konflikti që nisi në një lokal.

Sipas dëshmisë së kamerierit, 21-vjeçari Daniel Pepa ka kërkuar një kafe, por pasi makina e kafes ishte fikur, i është thënë që të priste disa minuta.

Pepa nuk është larguar dhe ka vazhduar të qëndrojë në lokal duke ofenduar kamerierin dhe duke kërkuar përsëri kafen.

Në tavolinë ishte edhe 33-vjeçari Flori Paluçi, i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur kamerierin dhe mes tyre ka nisur një debat verbal.

Në përplasjen mes tyre, Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, i cili ka ndërruar jetë.

Më pas, Daniel Pepa ka marrë armën nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të Paluçit, duke i shkaktuar vdekjen edhe atij.

Policia vazhdon hetimet dhe Daniel Pepa është shpallur në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit