Procesi për formimin e qeverisë së Kosovës ka hyrë në ditët finale, ndërsa mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka në dispozicion deri më 26 tetor për të prezantuar kabinetin dhe për të siguruar shumicën parlamentare prej 61 deputetësh.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati për formim i është dhënë Kurtit më 11 tetor nga Vjosa Osmani. Nga ai moment ka filluar afati 15-ditor, që përfundon më 26 tetor.
Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëse në Kuvend, ka nevojë për të paktën edhe 13 vota për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh.
Deputeti i pavarur nga komuniteti ashkali, Artan Asllani, në një prononcim për FrontOnline ka bërë të ditur se do ta votojë qeverinë e Kurtit. ‘’Normalisht që do ta votoj qeverinë Kurti’’, tha Asllani
Ai ka thënë se ka zhvilluar takime të vazhdueshme me Kurtin, ku janë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me bashkëqeverisjen.








