Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar emërimi i Herida Duros në postin e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.
Duro, me profesion violiniste, ka mbajtur më parë disa funksione drejtuese në administratën publike, ndër to edhe atë të drejtoreshës së Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Më herët, ajo ka qenë pjesë e strukturave të Ministrisë së Kulturës, ku ka marrë pjesë në grupe pune të lidhura me projekte në fushën e trashëgimisë kulturore.
Emërimi i saj vjen pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar, ndërsa pritet të angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të reja në fushën e arsimit.









