-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi akuzon ndikime politike ndaj SPAK: Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar në 35 vite

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), duke theksuar se ky institucion është nën ndikim të fortë politik në hetimet ndaj Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Bardhi ka paralajmëruar se dosjet e Ballukut, të cilat përfshijnë projekte të diskutueshme si Tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorës, po shtyhen nga ndikime të jashtme dhe presion të madh.

“Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës,” ka deklaruar Bardhi, duke shtuar se dosjet e saj janë të shumta dhe tashmë njëra prej tyre ka marrë rrugë zyrtare.

Bardhi ka ngritur disa pyetje të drejtpërdrejta për SPAK, përfshirë nëse është e vërtetë që prokurori i posaçëm Dritan Premçi ka thirrur Ballukun si të pandehur dhe nëse është ndërhyrë nga Kryeministri Edi Rama për të anuluar këtë thirrje. Ai ka shtuar se ka dyshime se Balluku ka krijuar një aktivitet ndërkombëtar në ditën e thirrjes në SPAK për të justifikuar mungesën e saj.

Duke u shprehur i shqetësuar për këto zhvillime, Bardhi ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për të siguruar integritetin e SPAK, duke thënë se “partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK dhe duhet të monitorojnë nga afër këtë çështje.”

Në fund, ai ka theksuar se është e rëndësishme që SPAK të qëndrojë e pavarur nga çdo presion politik dhe kriminal, duke mbështetur prokurorin e posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokuror që nuk i nënshtrohet këtyre ndikimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit